Një 40-vjeçar gjendet i mbytur në Prespë

40 vjeçari nga Devolli shkoi të peshkonte, po hetohen shkaqet e mbytjes

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak çaste më parë në Pustec.

Mësohet se është gjetur nga banorë të zonës i mbytur një 40 vjeçar, banues në Devoll.

Deri tani në trupin e viktimës, i cili është identifikuar pas mbërritjes së policisë si, Fredi Ceno nuk janë parë shenja dhune. Sipas dyshimeve të para mund të jetë mbytur aksidentalisht.StrugaLajm

“Rreth orës 15:15, në liqenin e Prespës së Madhe, në afërsi të fshatit Gollomboç, Pustec, është gjetur i mbytur, pa shenja dhune, shtetasi F. C., 40 vjeç, banues në fshatin Bitinckë, Devoll”, tha paraprakisht policia pas ngjarjes, ndërsa grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat.

In : Aktuale

Loading...
loading...