Një Akt Mirësie në Strugë:Mërgimtarja nga Zvicra gjen dhe kthen kuletën e humbur

Një ngjarje e këndshme ka ndodhur në Strugë, ku një mërgimtare nga Zvicra ka gjetur dhe kthyer një kuletë të humbur. Mërgimtarja, e cila po qëndronte për pushime në qytetin e saj të lindjes, e gjeti kuletën në afërsi të një objekti komercial dhe menjëherë kontaktoi me Strugalajm për të ndihmuar në gjetjen e pronarit.

Brenda ditës, falë ndërmjetësimit të Strugalajm, u arrit të vendosej kontakti me gruan që kishte humbur kuletën. Kuleta përmbante para në valutë të ndryshme, kartela bankare dhe dokumente personale. Gruaja, e cila ishte shumë e shqetësuar për humbjen, u shpreh tejet mirënjohëse kur mori kuletën e saj mbrapsht dhe verifikoi që gjithçka ishte në vend. Ajo tha se ky gjest i mrekullueshëm i tregoi se ka njerëz të mirë në Strugë.(Strugalajm.com)StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...