Një ditë në Strugë me liberalët e Zvicrës dhe Ylli Dokon, struganin që kandidon për kantonin e Zyrihut

Reportazh nga Strugalajm.com

Se politika, në Zvicër, është ndryshe dhe në shërbim të qytetarëve
( jo sic jemi mësuar në këto anët tona) ,këtë e tregojnë, një mori studimesh, dhe anketash, ku Zvicra, gjithmon rangohet  në krye.Strugalajm, këtë konstatim të pranuar gjërësisht , pati rasti ta konfirmojë, edhe nga afër, gjatë vizitës së një delegacioni të partisë liberale zvicerane -FDP në Strugë, ku  cdo fjali, niste me ligjërimin për interesin publik ,dhe  përfundonte me raportin e shtetit ndaj qytetarit pa e personalizuar politikën sic ndodh rëndom në anët tona .

Delegacioni zviceran, i përbërë nga,  Peter Lammli, kryetar  liberalëve-FDP i  Bassendorfit, si dhe Dorish Meier kryetare e Komunës së Bassendorfit (Zyrihut), gjatë vizitës një ditore në Strugë, ishin mysafirë të Ylli Dokos, përndryshe kandidat i kësaj partie në zgjedhjet për Kuvendin e Kantonit të Zyrihut, vizitë të cilën e ndoqi edhe një ekip i Strugalajm.com.

Që të tre, janë pjesë e kësaj partie dhe në garë për zgjedhjet kantonale të Zyrihut, përndryshe kantoni më i zhvilluar në rrafshin ekonomik i Zvicrës.Duke qënë se Ylli Doko, kandidati i liberalëve vjen nga Struga ,ata si parti kishin vendosur  të vizitojnë Strugën dhe të marrin përshtypjet nga afër për ambientin dhe botëkuptimet  e vendit të origjinës së kandidatit të tyre.

 Delegacioni zviceran me të zbritur në Aeroportin  e Ohrit ,nisën vizitën duke u ndalur në shtëpinë e familjes Doko, në fshatin Koroshishtë,  ku u pritë nga familjar të kandidatit për të vazhduar në shkollën fillore të Koroshishtit, ku përgjegjësi i këtij institucioni arsimor ,Zini Jusufi i informoi për historikun e kësaj shkolle, dhe faktin që kjo shkollë, është ndërtuar dhe mirëmbajtur, gjithmonë me ndihmën e banorëve të këtij lokaliteti ,në vecanti,  në pjesën dërrmuese me kontributin e mërgimtarëve, fakt për të cilin mysafirët nga Zvicra , assesi nuk mundën ta konceptojnë që të ndodh në shtetin e tyre.Pothuajse, në të gjithë komunikimet, që patën si në familjen Doko ,ashtu dhe në takime të tjera, mysafirët nga Zvicra u interesuan për politikat fiskale apo për planet zhvillimore afatmesme dhe afatgjata të pushtetit vendor, apo atij qëndror ,për zonën e Strugës si dhe raportin ndërmjet  shqiptarëve dhe maqedonasëve.

Takimi me biznesinStrugaLajm

Takimet e radhës të delegacionit nga Zvicra ,ishin me sektorin e biznesit .Ndalesa e parë ishte ‘’Alla Kompani’,’ përndryshe një nga kompanitë  më reprezentative nga Strugë e zgjdhur së fundi si kompania me rritjen më të shpejtë, në tre vitet e fundit  nga OEMVP. Valdrin Alla ,menaxher i kësaj kompanie i njoftoi nga afër mysafirët ,për zhvillimin dhe planet e kësaj   ndërmarrje  me renome,  në prodhimin e dyerve dhe dritareve .Gjithashtu ,mysafirët nga Zvicër u interesuan edhe për produktin final që kjo kompani eksporton drejt Zvicrës.Gjithashtu, zvicërantët u ndalën edhe në kompaninë  ‘’Idesa’’ ku pronari Imir Doko i njoftoi për zhvillimin e kësja kompanie dhe raportin që shteti ka ndaj biznesit.Në të dy takimet, me biznesin, si kandidati Ylli Doko, ashtu dhe  Peter Lammli dhe Doris Meier, afirmuan postulatet dhe botkuptimet liberale, në raportin që shteti duhet të mbaj ndaj biznesit,  në funksion të hapjes të sa më shumë vendeve të punës, dhe jo vetëm në ngarkimin e tij me taksa, por duke i krijuar biznesit lehtësira për një zhvillim më të shpejtë.

Cfarë bën shteti dhe pushteti për të ndaluar boshatisjen e Strugës?

Gjatë marshutës së delegacionit zviceran nga Koroshishti drejt qytetit të Strugës, deri në hotelin’’ Izgrev’’ ku qëndruan në një vizitë jashtë-protokollare, eksponentët e partisë liberale, Peter Lammli dhe Doris Meier vërejtën që një pjesë e konsiderueshme  e shtëpive  i kishin grilat e ulura, fakt për të cilën kërkuan që të mësojnë edhe më shumë .Ata , u informuan se pronarët e atyre shtëpive, janë mërgimtarët të cilët i shfrytëzojnë ato shtëpi vetëm gjatë pushimeve .Ndërkohë, u befasuan kur mësuan se fëmijë me origjinë  nga Struga ,në klasë të pare, më shumë ka në Zvicër se sa në  Strugë.Pasi u informuan, për trendin e migrimit , ata njëzëri pyetën, cfarë bëjnë politikanët dhe pushtetarët e këtushëm për të ndaluar trendin e boshatisjes të Strugës,  sepse sipas tyre, nëse kjo tendencë vazhdon, Struga ,do të mbetet pa resursin kryesor  njeriun, që është determinant në një shoqëri.Ata, nga afër u njoftuan nga Nafi Doko (Xhaxhai I Yllit) përndryshe një nga politikanët e hershëm të Strugës , se një pjesë e kësaj situate, ka ardhur edhe si rezultat i mos-veprimit të shtetit dhe politikave diskriminuese ,që ky shtet  ka manifestuar ndaj shqiptarëve.Në mbyllje, të kësja vizite, delegacioni nga Zvicra, realizoi një takim me kreun e komunës së Strugës ,Ramiz Merko ku nga afër shkëmbyen mendime dhe ide, për bashkëpunim në të ardhmen.Të dy palët ,ranë dakort që komunikimi do të vazhdojë dhe të konkretizohet  në një afat sa më të shpejtë me projekte konkrete.Pas këtij takimi, mysafirët nga Zvicra ecën në këmbë në qytetin e Strugës duke prekur nga afër liqenin dhe Drinin e Zi.(Strugalajm.com)

In : Aktuale

Loading...
loading...