Një femër nga Shkupi ka fituar 17 milionë euro për një vit

Sipas të dhënave të Drejtorisë së të Ardhurave Publike, qytetarët për vitin 2018 kanë paraqitur rreth 309 miliardë denarë të ardhura vjetore bruto dhe rreth 18,46 miliardë denarë taksë të të ardhurave personale.

Drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP), Sanja Llukarevska, ka mbajtur konferencë për media në të cilën ka prezantuar të hyrat bruto më të larta vjetore të paraqitura në formularet për Deklarimin Vjetor të Taksave për vitin 2018, raporton Anadolu Agency (AA).

Llukarevska rikujtoi se nga fillimi i vitit 2018 zbatohet procedurë e re e paraqitjes dhe përllogaritjen e tatimit të të ardhurave personale me parashtrimin e përllogaritjes së të ardhurave dhe taksave në mënyrë elektronike.StrugaLajm

Ajo tha se DAP përgatiti formularë të kompletuar për gjithsej 795.953 qytetarë, të cilët paraqitën rreth 309 miliardë denarë të ardhura bruto vjetore dhe rreth 18,46 miliardë denarë taksë të të ardhurave personale, ndërsa të ardhurat bruto më të larta vjetore u fituan nga një qytetare e Shkupit në vlerë prej mbi mbi 1 miliard denarë, respektivisht rreth 17,17 milionë euro.

In : Aktuale

Loading...
loading...