Një grua gjendet e vdekur në Kërçovë

Një banore e zhdukur e Kërçovës është gjetur e mbytur në ujërat e lumit Treska. Siç kumtoi MPB, gjashtëdhjetë e një vjeçarja I.M. nga Kërçova, e cila paraprakisht është paraqitur si e zhdukur, dje rreth orës 10:30 është gjetur e mbytur në ujërat e lumit Treska në afërsi të “Kozhanës” në Kërçovë. Trupi i viktimës është nxjerrë nga ujërat e lumit prej një ekipi të Njësitit territorial të zjarrfikësve Kërçovë, ndërsa identitetin e ka konfirmuar bashkëshorti i saj. Me urdhrin e Prokurorit publik ndaj trupit të viktimës do të bëhet obduksion.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...