Një grusht për çdo ‘like’ që gruaja merrte në Facebook (FOTO+18)

Një grua nga Paraguai është detyruar t’i nënshtrohet një operacioni në fytyrën e saj, pasi burri xheloz e godiste sa herë që dikush në Facebook “pëlqente” foton e saj.

Sipas Daily Mail, Adolfina Cameli Ortigoza, 21-vjeçe, ishte mbajtur kundër vullnetit të saj në shtëpinë e çiftit dhe i ishte nënshtruar rrahjeve të vazhdueshme nga bashkëshorti i saj 32-vjeçar.

Kur më në fund u lajmërua policia, Ortigoza ishte keqtrajtuar aq shumë në trup dhe fytyrë sa ishte e shpërfytyruar totalisht.

Dje, avokati i gruas tregoi se si partneri Pedro Heriberto Galeano bëhej i dhunshëm menjëherë kur dikush nga miqtë e saj në Facebook reagonte në foton e saj.StrugaLajm

Ai e rrihte atë për çdo “like” që gruaja merrte në postime. Galeano kontrollonte llogarinë e saj dhe postonte foto të ndryshme të bashkëshortes.StrugaLajm

Miqtë e saj nuk kishin idenë se çdo herë që bënin gjestin miqësor në Facebook, ajo do të rrihej brutalisht.

Babai i dhunuesit, e raportoi të birin në polici pasi mendoi se gruaja mund të vdiste pas rrahjes së fundit që ajo mori, transmeton tvklan. Ajo iu nënshtruar operacioneve të rindërtimit të pjesës së hundës dhe buzëve.

Galeano u akuzua për dhunë, rrëmbim dhe shtrëngim, krime që bartin një dënim maksimal prej 30 vjet burgim

In : Rajoni

Loading...
loading...