Një kujtim për Mehmet Latifin nga Genc Ymeraj

Genc Myftaraj

..Mehmet Latifi mberriti pasdite nga Struga dhe te nesermen ne mengjes udhetuam drejt Kroacise. Nje dokumentar per ate grup arbneshesh qe jetojne ne Zare, apo Zadar sic e quajne vendasit ishte qellimi. Por pa Memon apo Mehon sic e therrisnin ne Kroaci, do te kish qene e veshtire. Grishjen time per realizimin e ketij dokumentari e kish ushqyer fakti qe me kish permendur Xhelo Poshka ne Struge; Mehmet Latifi, ky preshevar e shqiptar i mire, i vendosur ne Struge, kish kaluar dy dekada ne Zare, duke qene madje edhe autor i nje fjalori arbenisht-kroatisht-shqip. Ai u be udherrefyesi i ekipit tone te xhirimit dhe e njihte terrenin ne menyre perfekte. Gjate gjithe udhetimit, ku takuam dhe ilorologun e madh, te ndjerin Stipcevic, kishte mall dhe emocion. Ndalesa ne qytetin boshnjak Neum, nje rrip toke qe can Kroacine per nje dalje ne det, solli edhe rrefimin e tij te dhimbshem. Aty prane, buze Adriatikut, kish humbur ne nje aksident dhe ish-bashkeshorten , qe i la Aniten vetem 3 vjec.
Mikun tim tashme te ndjere, ma kujtoi sot fb, me ate aventure pranvere te 6 viteve me pare, kur realizonim “Nje ishull arbnesh ne Kroaci”.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...