Ditën e mërkur ekipi i Strugalajm.com ,asistoi në një akt të vërtet humanitar në fshatin Podgorcë të Strugës, kur dy familje u bën me shtëpi, falë një aksioni të gjërë ku u përfshinë shumë kompani dhe qytetar që donuan mjete për konkretizimin e këtij aksioni.Emocionet, ishin të shumta ,kur shikoje anëtarët e dy familjeve, që i gëzoheshin, të pasurit një shtëpi, normale, si gjithë të tjerët.Gafur Selimi,një nga iniciatorët e këtij aksioni, pasi ua dorëzoi celsat e shtëpive dy familjeve, që numëronin 9 anëtarë , falenderoi të gjitha kompanitë dhe qytetarët, që u aktivizuan me sukses për finalizimin e këtij projekti,që tregoj shpirtin e vërtet humanitar të struganëve.Shtëpia e ndar në dy aprtamente, prej 100 katrorësh, falë gadishmërisë për të ndihmuar të disa kompanive lokale, por edhe qytetarëve që kontribuan në këtë aksion humanitar u finalizua në kohë rekord prej 6 muajsh .Dy apartamentet, përvec se janë punuar sipas standarteve më të fundit të ndërtimit,janë kompletuar tërësisht, me të gjitha konditat, për fillimin e një jete të re,për të dy familjet.Më herët, këto dy familje si pasojë e gjendjes së vështirë financiare, jetonin në kushte shumë të vështira ,në një objekt që nuk plotësonte asnjë standart banimi.(Strugalajm.com)