Një lajm i mirë për Veleshtën(Foto)

Të nderuar vëllezër Veleshtar, kudo që ndodheni.!

Ju informojmë se sot mbaroj me sukses edhe projekti i radhës, ku pas shumë kërkesave të B. Lokale Veleshtë u vendos sinjalistika me Policë të shtrië si dhe sinjalistika përkatëse horizontale dhe vertikale, tek Shkolla fillore “ZINI HANI” – Veleshtë.

B. Lokale falënderon Komunën e Strugës, si dhe të gjithë aktivistët që kontribuan në marrjen e lejes dhe zbatimin e këtij Projekti me vlerë të paçmuar në rëndësinë që ka.

B. Lokale mirëpret ndihmën e të gjithë qytetarëve si dhe të gjithë aktivistëve të punojmë bashkarisht në të mirë të Veleshtës tonë të dashur.StrugaLajm

Me respekt B. Lokale Veleshtë

In : Aktuale

Loading...
loading...