Bekim Qoku
Një shtet pervers si ky, s’ka si të mos ketë edhe një qeveri perverse.
Nëse qeveria nuk pandehet si trofe apo si plaçke pas një beteje elektorale, por si një nga organet më të lartë të shtetit dhe në rast se ajo konsiderohet edhe si frymë e cilësi e jo vetëm si numra e sasi, atëherë qeveria aktuale e IRJM-së, kjo shumicë kuvendore, kur ke parasysh historikun e pjesëmarrësve në të, me plot kuptimin e fjalës është perverse.
Aspak për ofertën politike e aq më pak për performancën partiake, por me përjashtimin ose mos praninë e Ziadin Selës në qeveri, simbolin e përmbysjes së qeverisjes së vjetër, ky fakt na jap për të kuptuar qartazi se ky shtet nuk e ka përnjëmend ekzistencën e vet.
Tjetra, me përjashtimin e tij nga koalicioni qeveritar, Zaev dhe socialdemokratët tërthorazi na japin mesazhin se Z. Sela, me t’u bërë kurban për Republikën, ai me atë veprim veçse paskësh zgjatur pa dashje jetën e këtij gjoja-shteti, të cilin dikush ka pasur ndërmend ta shkatërrojë. Kësisoj, nënkuptohet se ai ndëshkoheshka se paska prishur planet për prishjen e këtij shteti.