Një lutje te varri i Sali Ramadan Kërçovës, deputetit që ngriti flamurin në Parlamentin e Maqedonisë

Nga Ilmi VELIU

I nderuar Sali Ramadan Kërçova, kur ti i pari e theve akullin e injorancës, i more motrat tua dhe i regjistrove në shkollë, ne simpatizuesit tu të krahasuam me patriotin e madh shqiptar Pashko Vasën, i cili u skjaroi shqiptarëve të ngratë se pa shqiptari të shkolluar e të bashkuar nuk ka dobi as kisha e as xhamia.

Ditën kur ti, si mësuesi i parë i kësajë ane, i hipe biçikletës, shkove në shkollë dhe me regjistrin në dorë dole përpara nxënësve shqiptarë, prindërit e të cilëve kishin mësuar vetëm turçe e sërpçe, ne të krahasuam me Migjenin, Qajupin, Baftiar Rrushajn e Xhaxhi Balin.StrugaLajm

Kur ty policia jugosllave me duar të lidhura, të nxorri para gjygjit në Shkup dhe kur ti e more fjalën, duke i shashtërisur gjykatësit e prokurorët, po edhe neve që ishim aty të pranishëm për ta përcjellur gjykimin tend, ne të krahasuam me Avni Rrustemin, kur gjykohej në Paris për vrasjen e Toptanit. Ditën që ti dole në mes të Kërçovës, i veshur me tirçë e xhamadan dhe kësulën e bardhë kërçovare përrreth ballit, kur pushtetarët të frikësuar e të trishtuar, iknin dhe mbylleshin në bodrumet e shtëpive të tyre, ne të burgosurit politik të krahasuam me Mefailat e Zajzit e Xhemë Gostivarin, me Hazem Galicën e Sherif Zhelinën.

Në momentin kur ti e nxorre flamurin shqiptarë të Skënderbeut në foltoren e Parlamentit në Shkup dhe i trishtove deputetët sllavomaqedonas po edhe ata shqiptarë, duke u folur në gjuhën e lashtë shqipe…. ne me plot të drejtë të krahasuam me Isë Boletinin në Londër, i cili i hidhëruar nga sjellja arrogante e ministrit anglez, ia përplasi alltinë mbi tavolinë, e që ministri i shashtrisur nisi të ikte nga zyrëa e tij. Kur kryetari i parlamentit tha se e nderpres seansën dhe se te gjithë deputetët te dalin jashta,ti me guximin më të madh i the se: të dilni jashta dhe bile të shkoni në Bullgari se atje eshtë vendi e toka juaj.StrugaLajm

Në kohën kur ti u bëne deputeti i Kërçovës në Parlament, ku e fole vetëm të vërtetën dhe asnjëherë nuk na gënjeve, lene që nuk plaçkite e nuk fitove para të popullit, por e hargjove edhe pasurinë tënde që ta kishte lënë gjyshi e stërgjyshi, ne të krahasuam me Imer Prizrenin i cili si kryetar i Lidhjes së Prizrenit, për interesat e kombit e hargjoi te gjithë pasurinë e tij të trashiguar nga gjyshi e stërgjyshi. I nderuar Sali Ramadan Kërçova, ti vetë me veprimtarinë tende patriotike dhe angazhimet tua mbinjerëzore, ke hyrë, jo vetëm në Historinë e Kërçovës e të Iliridës por edhe në Historinë e të gjitha trojeve shqiptare.

Ne sot, këtu mbi varrin tend, sado që te flasim, nuk do të mundemi ti përmendim e përfëshimë te gjitha veprimtaritë dhe angazhimet tua patriotike gjatë jetës tënde të dhimshëme e të mundimshme nëpër burgjet jugosllave. Se ti ke qenë zemërbardhë dhe i veçantë në mesin tonë, e vërtetoi edhe vetë i Madhi Zot, i cili e bëni të mundur që ti të ndërrosh jetë dhe të varrosesh në muajin janar, që eshtë muaj i veçantë për shqiptarët, sepse në këtë muaj nderroi jetë dhe u varros i madhi Skënderbe dhe në vitin jubilear kur plotesohen 550 vjet të nderrimit jetë të Kastriotit, Neve na mbetet vetëm ajo që ti lutemi te Madhit Zot, që Ai ti llogarisë punët dhe veprat tua dhe të të shpërblei për të gjithë veprimtarinë tënde patriotike e atdhetare.Artikulli i meparshem

In : Aktuale

Loading...
loading...