Profesorit 51-vjeçar, Hysen Ademi, i edukatës fizike në gjimnazin “Eqrem Çabej” i është caktuar masa prej një muaji paraburgim pasi dyshohet se ngacmoi nxënësen e tij 16-vjeçare.
Sipas deklaratës së nxënëses, mësimdhënësi e kishte prekur atë në pjesët intime të trupit, transmeton JOQ Kosova.
Lajmin se profesori është në vuajtje të dënimit e ka konfirmuar, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.
“I është caktuar një muaj paraburgim, është në vuajtje”, ka thënë Preteni.
Ngacmimet seksuale kohët e fundit janë bërë dukuri e shpeshtuar në Kosovë.