“Një nënë e shihte djalin, këmbët e të cilit ishin bllokuar nën autobus- ajo po dridhej dhe qante me të madhe”, rrëfen dëshmitari


E gjithë Maqedonia është e tronditur nga aksidenti i rëndë i trafikut që ndodhi dje në autostradën Shkup-Tetovë.

Një Dëshmitar në rrjetin social Twitter ka rrëfyer tmerrin që ka parë në aksidentin e mbrëmshëm.StrugaLajm

“Erdhi nëna e njërit prej të plagosurve në vendin e ngjarjes, djalin po ia bën me dorë ndërsa këmbët i kishte nën autobus ndërsa ajo qante si fëmijë dhe i dridhej trupit, e kam përqafuar sikur të ishte nëna ime duke u përpjekur për të qetësuar, por në momente të tilla njeriu nuk mund të qetësohet “, përcjell TetovaSot rrëfimin e dëshmitarit.

In : Aktuale

Loading...
loading...