Një PARACETAMOL për ministrin e ri Bekim Sali !

Shkruan: Qenan Aliu

Jeta është përplot sfida.Më ka rastisur këto ditë të vështrojë sikur me soditur QENDRËN KLIINIKE NË TETOVË. Brendimi është i rangut të lart por jo edhe kushtet.
Kjo qendër klinike e them me plot bindje se ka pasur dhe ka MJEK TË FUQISHËM, por këtu DYZET VJET sa mbajë mend unë nuk ka investime serioze. Po veçojmë objketin e ri që thonë se u ndërtua falë këmbëngulësisë së disa patriotëve dhe ate kryesisht me DONACIONE të huaja.Po pati edhe ndërtim të një çatie që e mori era dhe mbyti njeri, a ju kujtohet. Madje pati edhe ndërtim edhe të një spitali modular ku u dogjën njerëz (pacient) ,si pula në hell, a ju kujtohet para pak muajsh. E tjetër diçka serioze nuk ka, së paku nuk po shof unë. Dyzet vjet vetëm vërehen disa bojadisje herë jorgovan e jeshil herë mure të kuqremta e herë kështu e ashtu, me siguri nga mjetet vetanake. A e dini çfarë nyjesh sanitare kanë objektet në këtë klinik? Kjo gjendje nuk anashkalon edhe sjelljet dhe marizitë tona si pacient apo vizitorë. Por kjo nuk justifikon edhe dembelllëkun edhe të menaxhmenteve deri më tani të fjetura plotësisht.
Nuk jam në dijeni se çfarë aparaturash dhe sa mjete finansiare janë investuar në këtë klinikë dekadën e fundit, po me siguri janë ndër minimumin për nevojat që ka kjo qendër.
Mua jo, por nga anësh kam dëgjuar dhe parë se edhe gjëra elementare duhet i afërmi i pacientit ti furnizojë jasht. Kjo nuk guxon të ndodhë.
Pra laikisht por me perceptim logjik gjithsecili mund të konkludojë se MINISTRIA E SHËNDETËSISË duhet të alokoj mjete me shuma serioze që kjo klinikë të furnizohet me pajisjet moderne të fushës, madje,objektet në te të marin mirëmbajtjen serioze po fundja edhe pamjen e duhur së bashku me parter rregullimin.
Mbase mund të jetë kjo një qasje amatore, por shpresoj që ti shërbej si PARACETAMOL ministrit të ri të shëndetësisë Bekim Sali.StrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...