Një person nga Shkupi është sulmuar me armë

Një konflikt i dhunshëm në mes disa personave ka ndodhur pasditen e djeshme në Kvantashki Pazar në Shkup.

“Dje rreth orës 16:30 në SPB Shkup, S.J.(33) nga Shkupi ka denoncuar se para hyrjes në Kvantashki Pazar, së bashku me shokun e tij M.R. janë sulmuar fizikisht nga disa persona, njëri prej të cilëve e ka goditur me armë në kokë.StrugaLajm

Sipas njoftimit, personat i kanë dëmtuar edhe veturën e tij “Citroen” me targa të Shkupit”, njoftojnë nga MPB.

Nga MPB thonë se janë ndërmarrë masat për zbardhjen e rastit.

In : Aktuale

Loading...
loading...