Aktuale
Një trup i pajetë është gjetur në liqenin e Ohrit
Një trup i pajetë është parë në lumin që derdhet në liqenin e Pogradecit, në afërsi të vendit të quajtur “Oktapodi”.
Sipas banorëve të zonës që kanë njoftuar edhe policinë, rrjedha e lumit e ka nxjerrë në liqen trupin e pajetë, që dyshohet të jetë mbytur në këtë lum.
Raportohet se po pritet ardhja e polumbarëve, për të vijuar kërkimet me qëllim gjetjen e trupit në liqen.