Një vajzë tenton të vetvritet në liqenin e Ohrit

Një vajzë e re ka tentuar të vetëvriter në Ohër, në afërsi të kanalit të Studençishtës, përballë ndërtesës së Policisë së Liqenit.

Vajza, duke qarë me të madhe, ka hyrë në liqenin e Ohrit dhe ka notuar njëqind metra. StrugaLajm

E qara e madhe e vajzës ka shqetësuar personat që po ecnin në kalatën e Ohrit, pranë ish-kafe bar “Cuba Libre”. Teksa po notonte në thellësi, një grua e ulur në një stol aty pranë në kalatë shkoi në godinën e policisë për të denoncuar rastin. Disa qytetarë e shikonin në heshtje dhe një grup tjetër grash që ndodheshin aty pranë, vrapuan në polici dhe prej aty na thanë se tashmë kishin marrë një telefonatë se një vajzë e re donte të merrte jetën. Policia dhe ushtria janë kundërpërgjigjur pas pak minutash. Dhe para se policia të mund ta thërriste vajzën, ajo filloi ngadalë të notonte drejt bregut.StrugaLajm

“Thirrni një ambulancë”, u tha kolegëve një nga zyrtarët dhe vajza ende po qante me të madhe, por tashmë kishte dalë nga liqeni. Policia e morën për dore dhe e çuan në godinën e Policisë së Liqenit.

In : Aktuale

Loading...
loading...