Një vit nga përmbytjet që shkaktuan 22 viktima në Shkup

Sot shënohet njëvjetori nga përmbytjet të shoqëruar me shi të dendur dhe erë të fortë të cilat morën jetën e 22 personave në rrethinën e Shkupit. Si pasojë e përmbytjeve, 22 personat që humbën jetën më 6 gusht ishin nga fshati Hasanbeg, Stajkovcë, Smilkovë dhe Haraçinë. Gjatë 24 orëve të 6 gushtit në Shkup kishte rënë 92.9 litra shi në një metër katror.

Moti i keq dhe rrebeshi i shiut shkaktuan rrëzimin e pemëve, ndërsa shtëpitë mbetën pa energji elektrike, ndërsa rreth një mijë qytetarë u evakuuan gjatë mbrëmjes së 6 gushtit. Qytetarët e mbarë vendit të koordinuar nga Kryqi i Kuq, Shtabi i krizave dhe institucionet ditëve në vijim u solidarizuan në mbledhjen e ndihmave më të nevojshme për të pësuarit. Në ndihmë të banorëve të rajoneve të përmbytura erdhën edhe vendet fqinjë si dhe Turqia. Institucione të ndryshme të Republikës e Turqisë ofruan donacione dhe lloje të ndryshme të ndihmës humanitare, shpërndarë për qytetarët e goditur nga përmbytjet.

Drejtoria Turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Gjendjeve Emergjente (AFAD), Gjysmëhëna e Kuqe Turke si dhe shumë komuna të tjera të Turqisë që nga dita e parë ofruan ndihmat për rajonet e përmbytura në rrethinën e Shkupit. Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancë urgjente vitin e kaluar 8 gushtin e shpalli Ditë Zie.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...