NJË VIT PA ARSIMTARIN,KOLEGUN TONË TË DASHUR GAFUR XHILA


Arsimtari Gafur Xhila lindi 15.01.1951 në fshatin Misllodezhdë! I apasionuar pas numrave dhe problemeve matematikore,qysh si nxënës pat qenë i dalluar dhe ndoqi atë rrugë,u shkollua derisa dipllomoi për Matematikë.I ndjeri ars Gafuri,punoi për vite me radhë në arsim,në disa shkolla fillore,por më shumë vite në Shfk“V.Milladinovci“-Strugë,ku gjatë gjithë punës ndër vite,e shndërroi profesionin në pasion,thjesht si ars. shquheshte për pedantëri modesti dhe karizëm,ashtu sikurse edhe me fisnikëri e çiltërsi njerëzore,vyrtyte të cilat i ka bartur tek familja dhe nxënësit e tij për gati katër dekada!
Profesionalizimi i tij i madhe dhe përvoja e gjatë në arsim,do të lë një zbrazëtirë të madhe te kolegët,nxënësit dhe kryesisht për matematikën që e ligjëronte.
Ai,edukonte me pamje e mendje,veshje e sjellje,trup e lëvizje,si dhe më e çmuara,si dhe të spjeguarit me gjithë zemër!
I tillë ishte dhe do mbetet gjithmonë në zemrat tona,arsimtari i dashur që e kujtojnë gjithë kolektivi i shkollës ,“V.M“-Strugë,mbarë shoqëria unë(Feti Meta),si nxënës i Tij dhe si koleg,Ars Shkëlqim Aliu dhe familja më e ngushtë Xhila!
Pastë dheun e lehtë,LAVDI!
Nga ars Feti Meta dhe Shkëlqim AliuStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...