Një vlerësim për “Viti i brishtë” – të Xhemi Hajredinit

Një vlerësim kritik i thukët

Nga Stefan Paloka

Në dukje – një libërth, por në thelb – një univers i tërë! Këtu tëshpërfaqet i tërë spektri i ndjenjave, përjetimeve dhe gjendjeveshpirtërore të autorit, i ri në botën e botimeve, por me shumëpeshë e vlerë si qytetar i botës dhe përfaqësues i denjë  i species së vet, njeriut, me gjithçka gjendet në të, estetizuar thjesht, porbukur. Një material letrar i paqortueshëm për eruditin, por aspaki pakuptueshëm për lexuesin e “pakualifikuar”.StrugaLajm

Ekzigjenca e madhe e shpirtit të tij – mbrothtësia e njeriut tëmirë, kombit të vet që nga gegët e deri te toskët, që nga çamëtderi tek arbëreshët, si dhe e gjuhës amtare. Por mbi të gjitha, tëmahnit lënda e bollshme dhe e larmishme jetësore, që në shpirtine poetit vjen e koncentruar përmes një vargu dhe gjuheqëllimisht të kursyer, përthyer përmes një figuracioni që synontë të mos lodhë dhe fton ta shijosh pafund. Porosia e triumfit tësë mirës mbi të keqen, të dritës mbi terrin, gjithkund e pranishme, nuk pikon me mundim, si diçka e stisur, porgurgullon lirshëm e këndshëm nga një zemër e mbrujtur me optimizëm të pamatë.​StrugaLajm

(Stefan Paloka – gjuhëtar nga qyteti I Lezhës )

In : Aktuale

Loading...
loading...