NJERIU NGA DESOVA E PRILEPIT, ASNJËHERË NUK IU “GËZUA” PUNËS SË TIJ PREJ MËSUESI!

Fadil LUSHI/

Miku im I dashur!
Ka shumë kohë që në kuvende të ndryshme, në qarqe politike po edhe ato letrare, shpesh lakohen dy thënie të mençura! E para, duket kësisoj: “S’është lehtë të jesh shqiptar në Manastir” ndërkaq e dyta, ka këtë përdridhje: “.., është e lehtë të jesh shqiptar në Tetovë, Gostivar, Shkup, Kumanovë, Kërçovë, Dibër, Strugë..,!” Në këto dy pohime të përdorshme prej kohësh, kishte hise edhe një njeri nga katundi i Desovës përreth qytetit të Prilepit, njeriu të cilin e quanin Qenan, Qenan Hasani, njeriu, i cili asnjëherë nuk “parapëlqeu t’i lakoj shprehjet e mësipërme”, nuk e bëri këtë, vetëm e vetëm..,që ata që i kishin “punët në terezi”, mos t’i thonin, se ky bën patriotin e rremë, mos t’i thonin se bën zhurmuesin politik, propagandën zhurmuese.., nuk e bëri, sepse nuk kishte kohë dhe durimin, nuk e bëri, sepse ishte i ndërgjegjshëm se edhe sikur ta bënte, e gjithë kjo, do shkonte te veshët e atyre që..,!.., nuk e bëri, sepse kishte “dertet e zemrës” së tij, kishte “hallet” e tij.., njeriu i cili, derisa bëri mësuesinë në fshatin Desovë, derisa punoi në katundin Ostrec të Manastirit dhe së fundi derisa u pensionua punoi në shkollën e fshatit Këshavë, asnnjëherë nuk iu dëgjuan ofshamat e dëshpërimit.

Mësuesi i Popullit, asnjëherë nuk u ngop me buzëqeshjet e çunave dhe çupëlinave, të cilëve ua këndoi shkrimin e leximin.., në asnjë fund vit shkollor, nuk iu gëzua rezulltateve që dilnin nga puna e tij me nxënësit.., nuk iu gëzua, sepse e dinte mirë, se nxënësit e tij në një të ardhme të afërt, o do shpërnguleshin nga vatani, o nuk do të vazhdonin arsimimin e tyre të mëtutjeshëm në gjuhën e nënës.., njësoj siç gëzoheshin dhe gëzohen, mësuesit katejpari në Tetovë, Dibër.., e gjetiu!StrugaLajm

Njeriu Qenan Hasani nga Desova, derisa ishte korespondent i “Flakës”, i “Faktit”, të “Rilindjes” së Prishtinës dhe “Kohës”, në asnjë kohë, nuk iu gëzua shkrimeve që ua dërgonte.., nuk iu gëzua, sepse në ato shkrime kishte pak humanizëm për Manastirin e harruar, kishte pak dashuri dhe shumë “hile” për “qytetin e konsujve”.., pavarësisisht se ishte shërbëtor I popullit.., një kujdestar, ky njeri, i cili bashkë me Prof. Dr. Reshat Nexhipin, ishte dëshmitar karshi nëpërkëmbjes së të drejtave të shqiptarëve të Manastirit dhe trojeve përreth, ishte një kambanar i kushtrimit dhe një shkronjëtor prej fanatiku.., një shkronjëtor, që shkroi për autoktoninë e njerëzve që flisnin shqip dhe vetëm shqip!StrugaLajm

PS
Mësues ynë i dashur! Qenan i respektuar! Faleminderit për kontributin tënd të çmuar në gazetari, dhe ndaj arsimimit dhe edukimit të brezave prej gjak shqiptari!
(Miku im i dashur. Ky përkujtim yni, nuk mund të na bëj të pafajshëm ndaj harresës sonë!.., ashtu siç ndryshe do të thotë, Robert Ndrenika: “Një gozhde nuk e çpon dot malin”.)
FALEMINDERIT DESOVË!

In : Aktuale

Loading...
loading...