Njoftim i rëndësishëm nga Komuna e Strugës

Njoftim
Komuna e Strugës ju informon se kërkesat e parashtruara për objekte të ndërtuara paleje të viteve 2015 dhe 2016 kanë afat për dorëzimin e elaboratëve gjeodezike deri më 30 qershor 2018.
Ju lutemi në afat sa më të shkurtër kohor të plotësoni dokumentacionin për legalizim me elaboratet përkatëse brenda këtyre ditëve, përndryshe në përputhje me Ligjin mbi objektet e ndërtuara pa leje, do të miratohet vendimi për refuzimin e kërkesës.
Për informacione më të detajuara:
Erkanda Bauta – Njësia për çështje juridike (zyra nr. 30)

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e StrugësStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...