Nuhiu foto me Spasovskin edhe në “viberin” personal

 

– Rrjeti pa pagesë i komunikimit “Viber” tanimë është bërë një rrjet i rëndomtë komunikimi midis njerëzve. Ai shfrytëzohet nga të gjithë për të shkëmbyer mesazhe dhe komunikuar midis vete, shkruan Koha.

StrugaLajm

Ky rrjet përdorët si mjet komunikimi edhe nga fuksionarët shtetëror të të gjitha niveleve. Ajo që e dallon këtë rrjet komunikimi nga komunikimi normal me celularë është se në të, njerëzit vendosin krahës emrit edhe një fotografi për t’u identifikuar.StrugaLajm

Në të shumten e rasteve, njerëzit vendosin fotografi personale, familjare ose me fëmijët e tyre. Por, ndryshe nga të gjithë, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, në këtë rrjet komunikimi identifikohet me foto-selfi me ministrin të cilit i është vet zëvendës.

Kështuqë, Nuhiu ka vendosur një foto me ministrin Oliver Spasovski në “Viberin” personal, ndërsa shihet se është krenarë për këtë foto. (koha.mk)


Loading...
loading...