Nuhiu sulmohet nga Igor Jug, demolohet dera e gjykatores? 

Ish-ministri i brendshëm Agim Nuhiu ka dëshmuar në gjykatë për ngjarjen e 27 prillit të vitit të kaluar.

Seanca ka zgjatur disa orë, ku vetëm dëshmia e Nuhiut ka zgjatur mbi 6 orë, ku ai ka dhënë dëshminë tronditëse për ate se cka kishte ndodhur natën e 27 prillit, informon INA.

Të tronditur nga dëshmia, i akuzuari Igor Jug ka sulmuar verbalisht Nuhiun dhe ka tentuar të përleshet fizikisht me të. Mësohet se është demoluar edhe dera e gjykatores.

Forcat e sigurisë pasi kanë vënë në kontroll situatën ka vazhduar dëshmia, duke shpalosur fakte dhe prova të rëndësishme kundër të akuzuarëve.

Dëshmia e Nuhiut

Nuhiu shpjegoi kornizën administrative dhe juridike të ministrisë, rolit të tij si ministër, rolit dhe kompetencat që ka shefi i shtabit, komandën e artë dhe komunikimet e tij me shefin e shtabit Cavkov.StrugaLajm

Nuhiu theksoi se ministria është institucion administrativ, dhe komanda e artë është një dhe e vetme, dhe kompetencat për të i ka vetëm shefi i shtabit.

Ai gjithashtu tregoi me vendim edhe ndërrimin e shefit të shtabit, me vendim nga grupi i punës, i ndodhur gati 1 muaj e gjysmë para ngjarjeve të 27 prillit.Nuhiu theksoi se për më shumë se 2 orë, Cavkov ishte i pakapshëm për komunikim, dhe ndërkohë, pranoi edhe përplasjen verbale me të, kur Cavkov u paraqit në orën 20:08 minuta në shtab vetëm pas kësaj, Cavkov ndërmori masa për ndërhyrjen policore.

Nuhiu mes tjerash theksoi se nuk kishte personalisht dijeni, as private dhe as institucional që atë ditë, do të realizohet zgjedhja e kreut të Kuvendit, që çoi edhe në ngjarjet e përgjakshme. (INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...