Nuk do të ketë zgjedhje më 12 prill, ja kush paralajmëron?!

Gazetari Zoran Ivanov është i bindur se zgjedhje të parakohshme parlamentare më 12 prill nuk do të ketë. Ai këtë e ka theksuar për Kanal5, duke shtuar se është mëse e sigurt se kjo date do të spostohet, përcjell INA.

“Zgjedhjet në pranverë nuk i konvenojnë askujt, ta lëmë anash protokollin për në NATO, nëse Kuvendi do të shpërbëhet. As LSDM-së, VMRO-së, BDI-së, BESË-s dhe Aleancës nuk i konvenojnë. Deri në zgjedhjet e rregullta do të ketë edhe 4 muaj më pas, nëse nuk përfshijmë korrikun dhe gushtin, andaj pse të vrapohet 4 muaj më herët”, ka nënvizuar Ivanov. Zgjedhjet e rregullta në Maqedoni janë në fund të dhjetorit të 2020, por me marrëveshjen e partive politike u vendos për zgjedhje të parakohshme që do të duhet të mbahen më 12 prill të 2020. (INA)StrugaLajmStrugaLajm

Zoran Ivanov, foto:Libertas
In : Aktuale

Loading...
loading...