Nuk e mbajmë veten me bukë! Një e treta e grurit, nga importi

Në periudhën 2007-2018, grumbullimi i grurit merkantil, apo grurit për kokë shënon trend të rënies së vazhdueshme, ndërsa po shënohet rritje e importit. Njëherësh, në këtë periudhë importi i grurit merkantil dhe miellit në mesatare ka qenë 110.130 tonë, që paraqet 32 për qind të nevojave të industrisë së miellit

Fisnik PASHOLLI

Shkup, 27 maj – Gruri që mbillet në Maqedoninë e Veriut i plotëson me 70 për qind nevojat e vendit për bukë. Edhe analizat e ndryshme tregojnë se mungesën e një të tretës së grurit për prodhimin e bukës e kompensojmë me importin nga jashtë. Apo me fjalë të tjera shënon rritje importi i grurit për bukë nga 44.142 tonë në vitin 2007 në 71.300 tonë në vitin 2018. “Në periudhën 2007-2018, grumbullimi i grurit merkantil, apo grurit për kokë shënon trend të rënies së vazhdueshme, ndërsa po shënohet rritje e importit. Njëherësh, në këtë periudhë importi i grurit merkantil dhe miellit në mesatare ka qenë 110.130 tonë, që paraqet 32 për qind të nevojave të industrisë së miellit”, tregojnë analizat e Odës ekonomike të Maqedonisë, shkruan gazeta KOHA. Për vite me radhë në vend po vazhdojnë debatet për nivelin e cilësisë së grurit vendor që shpesh edhe nuk grumbullohet nga mullisët nën arsyetimin se nuk kënaq cilësinë në raport me grurin nga importi, çmimin minimal grumbullues të grurit me të cilin nuk janë të kënaqur fermerët, si dhe për mbrojtjen e prodhimtarisë vendore të grurit që nënkuptojnë edhe import të kufizuar në raport 3 dhe 4 me 1, përderisa nuk blihet gruri vendor.Related PostsMaj 27, 2020StrugaLajm

Në vitet e kaluara, edhe moti i keq si dhe çmimet e ulëta të grumbullimit edhe prej 7 deri 8 denarë në vend se11- 12 denarë kanë zvogëluar prodhimtarinë vendore të grurit. “Prodhimtaria vendore e grurit në Maqedoni po kënaq deri 70 për qind të nevojave vendore, ndërsa pjesa tjetër kompensohet nga importi dhe atë më së shumti nga Serbia. Andaj nëse kemi një strategji serioze si dhe një mirëkuptim dhe marrëveshje me kompetentët se sa dhe me çfarë çmimi do të prodhohej gruri, atëherë do të rritet edhe prodhimtaria vendore e kësaj kulture të rëndësishme bujqësore “, thotë kryetari i Lidhjes së Bujqve, Veljo Tantarov. Në ndërkohë, ekspertët bujqësor thonë se gruri vendor nevojitet të rritë konkurrencën e tij në raport me cilësinë, mënyrën moderne të prodhimit e kështu me radhë. “Prodhimtarisë së grurit i nevojitet një strategji bujqësore e mirëfilltë që nënkupton edukim dhe trajnim të bujqve, zbatimin e teknologjisë moderne, analizën serioze të truallit që do të tregojë se sa plehra artificial do të mund të përdoren dhe jo ato të përdoren kuturu etj”, thotë profesori universitetar Boris Anakiev. Sipas tij, bujqit duhet edhe të bashkohen që të jenë më konkurruese në treg lidhur me cilësinë dhe sasinë e prodhimeve që i prodhojnë.StrugaLajm

Në ndërkohë, përfaqësuesit e tjerë të bujqve vlerësojnë se për rritjen e rendimenteve mesatare prej afër 3000 kilogram për një hektar nevojitet qw krahas farave të sertifkuara, edhe mbjellje e sortave në hapësirat e përshtatshme eksperimentale që do të tregojnë se sa rajone të caktuara janë më të adekuate për kultivimin e grurit. Gjithashtu, analizat e ndryshme tregojnë se përderisa para 30 vitesh në vend janë mbjellë më shumë se 260 mijë hektarë të kulturave të drithërave , sot po mbillen afër 119 mijë hektarë me kultura të drithit. “Të rinjtë se vjen e më shumë po ikin jashtë në kurbet, dhe nuk po punojnë tokën. Edhe ndryshimet klimatike po bëjnë të vetën dhe po ulin prodhimtarinë bujqësore. Duhet të bëhet edhe shpërndarja e subvencionevenë bazë të rendimenteve dhe të ndahet më në fund edhe marrja serioze me bujqësi dhe puna shtesë në bujqësi’, thonë nga Oda e Bujqësisë pranë Lidhjes së Odave ekonomike. Nga ana tjetër , Ministria e Bujqësisë ka filluar me nxitjen e përdorimit të materialit të sertifikuar për mbjellje , ku përmes subvencioneve po ndahen 20 mijë denarë për hektarë për gjeneratën e parë dhe 15 mijë denarë për hektarë për gjeneratën e dytë për prodhimin e materialit të sertifikuar vendor për mbjellje të kulturave drithërore. Gjithashtu fermerët që përdorin fara të sertifikuara dhe kanë 5 deri 50 hektarë do të fitojnë subvencione prej 14 mijë denarë për hektar. Përdorimi i një materiali të tillë për mbjellje imponohet edhe nga përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike.

Për bujqit, në vitin 2018, janë ndërmarrë masa për stabilizimin e tregut vendor të grurit, me vendosjen e subvencionit prej një denarë për kilogram të grurit vendor të grumbulluar nga ana e mullisëve. Në këtë mënyrë para dy vitesh u grumbulluan 59.000 tonë grurë për çka u ndanë një milion euro. Është rritur edhe minimumi i hapësirave të paraqitura për fitimin e shumës së tërësishme nga subvencionet e parashikuara për kulturat bujqësore ku përfshihet edhe gruri.

In : Aktuale

Loading...
loading...