“Nuk jetohet me 18 mijë denarë” – Anketë për rritjen e rrogës minimale (Video)

Paga minimale në Maqedoninë e Veriut do të bëhet 18.000 denarë. Marrëveshja u arrit mbrëmë mes sindikalistëve dhe Qeverisë. Por, qytetarët e anketuar nga Gazeta LAJM, thonë se rritja e pagës minimale nuk mjafton për të mbuluar shtrenjtimin e çmimeve. “Çmimet shtrenjtohen 100%, kurse paga 5%”, tha një i anketuar në Çarshinë e vjetër të Shkupit. Qytetarët ankohen për shtrenjtimin e produkteve dhe thonë se nuk arrijnë t’i përballojnë çmimet e reja. “Prandaj po ikin të rinjtë. Kemi ngel vetëm ne të moshuarit këtu. S’ka gjë nga ky shtet”, shprehen të anketuarit. Reagimet e qytetarëve lidhur me shtrenjtimin e çmimeve dhe rritjen e pagës minimale mund t’i ndiqni në videon më poshtë.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...