Nuk ka masa kufizuese shtesë në Maqedoni

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencë për shtyp bëri të ditur se në mbledhjen me Komisionin për Sëmundje Ngjitëse është konstatuar se nuk ka nevojë shtesë për masat kufizuese.

Arsyetimi është se këto masa nuk do të jepnin efekte pozitive për shkak Maqedonia ndodhet në javën e gjashtë nga tetë javët e parapara të valës së tretë.StrugaLajm

Ndryshe, takimi i sotëm ishte paraparë të mbahej gjatë ditës së djeshme, mirëpo u shty.StrugaLajm

Në Maqedoni vlejnë kufizimet siç është ora policore dhe mbyllja e objekteve hotelerike në ora 21:00.

In : Aktuale

Loading...
loading...