Nuk ka më “Thirre mikun që të fshije dënimin”


Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, apeloi qytetarët që të kenë kujdes me investimet në aplikacione të cilat së fundmi janë rikthyer në vend, sikurse “Konti”. Sipas Toshkovskit deri më tani nuk është ngritur asnjë kallëzim penal në lidhje me këtë aplikacion. Toshkovski bëri thirrje për ata që janë “viktimë” e këtij aplikacioni ta paraqesin rastin në MPB-në që më tej të hetohet rasti.

“Zyrtarisht nuk është bërë kallëzim penal, por shpreh shqetësimin e madh për këtë lloj krimi të mundshëm financiar investimi piramidal që nuk e di sa herë tashmë po ndodh në vend. Unë u informova nga shërbimet se një aplikim shumë i ngjashëm mashtrimi u gjet edhe në vitin 2022. Dhe më pas bëhet apel që qytetarët të kenë kujdes të veçantë kur bëhet fjalë për investime të tilla potenciale, të cilat zakonisht përfundojnë si mashtrime klasike. Dhe tani u bëj thirrje qytetarëve që t’i kushtojnë vëmendje të veçantë investimeve të tilla, të konsultohen me ekspertë të fushës, t’i drejtohen Ministrisë së Brendshme, ku ka edhe ekspertë që fillimisht mund të vlerësojnë nëse bëhet fjalë për një mashtrim të mundshëm”, tha Pançe Toshkovski – Ministri i Punëve të Brendshme.

I pyetur nëse do të vazhdoje përsëri “Thirre mikun që të fshije dënimin” pas vënies në funksion të kamerave të sigurisë në komunikacion rrugor, Toshkovski tha se qëllimi është që të ulët numri i vdekjeve në rrugë ndërsa për të fshirë dënimet nuk do të ketë se kujt t’i telefonohet.

“Patjetër ta zbatojmë atë projekt ndërsa një nga përfitimet që do të kemi në “Safe City” është edhe ajo që nuk do të ketë që të telefonosh Petren apo Trajkon apo Ministrin, Inspektorin kryesor, kryetarin e komunës por thjeshtë do të jetë kompjuteri dhe nuk do të ketë se kujt t’i telefonohet”, shtoi Pançe Toshkovski – Ministri i Punëve të Brendshme.StrugaLajm

Duke folur për punën e bërë në 100 ditët e kaluara, Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski tha se këtë sektor e gjeti në kaos sa i përket dokumenteve personale dhe se me hapjen e punkteve të reja për fotografim kjo çështje u normalizua. I pyetur përse nuk funksionon ueb faqja për aplikim për dokumentet personale, Toshkovski tha se kjo çështje do të zgjidhet së shpejti./Alsat.mk

In : Aktuale

Loading...
loading...