Nuk u desh shumë kohë që Zaevi të zhvishet ‘cullak’!

Muhamer Pajaziti, editorial INA

Kryeministri Zoran Zaev erdhi si një shpresë e madhe për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, të cilët ndjenin se u liruan nga prangat e regjimit të kaluar.

Për këtë kontribuan edhe një numër i madh votuesish shqiptarë. Si asnjëherë më parë në histori, një parti politike maqedonase mori mbi 50 mijë vota shqiptare. Por jo vetëm kaq, ai fitoi pushtet edhe në komuna shqiptare ku gjatë vitit 2001 u zhvilluan beteja të përgjakshme me kauzën për liri.

“Jetë për të gjithë” ishte motoja e tij, barazi, bashkim vëllazërim, lulzim ekonomik, paga deri në 500 euro, ndihma e pensione sociale, investime kapitale, sistem të qëndrueshëm të së drejtës, e shumë e shumë gjëra të mira që si pëjetuam kurr. Nuk u desh shumë kohë që Zaevi të zhvishet cullak.

Barazia mbeti vetëm në letër, çështja shqiptare nuk u hap dhe as që u përfshi në procesin e ndryshimeve kushtetuese. Gjuha shqipe ngeci në labirinthe e rrugë qore, shqiptarët mbetën pa emër e mbiemër, në zonat shqiptare nuk u dukën askund investime dhe projektet kapitale. Në aspektin ekonomik, qytetarët vazhduan të paguajnë tatime e gjoba pa ja ndalë, ndihmat sociale me vlerë nga 25 deri në 50 jo vetëm që nuk u rritëm por edhe vonoheshin.

Punësime të reja aspak, pensione sociale e rritje rrogash të prolonguara për një vit më pas. Shkurt, varfëri dhe skamje për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Ky zhgënjym, kjo thyerje e shpresës preku të gjithë qytetarët e vendit pa dallim përkatësie. Zgjdhja barazi me ikje masive për Gjermani, pasaporta bullgare për të gjetur punë në Shtete tjera Anëtare të BE-së.StrugaLajm

Vazhdoi avazi i vjetër dhe motoja “Jetë vetëm për pushtetarët“.

Dështoi edhe motoja tjetër, “Drejtësi për të gjithë”. Zaev lëre që nuk i liroi shumë shqiptarë të pafajshëm që po dergjen burgjeve të Maqedonisë, por ai lidhi pakt me kriminelët, të cilët vetë i kishte denoncuar.

Qytetarët që ishin montuar, disa që ishin burgosur për gjëra të imta deri në absurd si vjedhja e ‘qebavë’ po vazhdonin të vuanin nëpër kazamatet maqedonase. Drejtësia për shqiptarët dhe të varfrit po funksiononte si sahat sergisuf i Hoxhës, derisa kriminelët dhe peshqit e mëdhenj të politikës po shëtisnin të lirë, disa u liruan për ta festuan Vitin e Ri në votrat e tyre familjare.StrugaLajm

Ky sistem dhe kjo qeveri lejoi fillimisht lejoi ikjen e Nikollës, njeriut që kishte zbatuar politika shkatërruese, sidomos ndaj shqiptarët, njeriut që kishte vjedhur miliona dhe që të gjitha Zaev i kishte të inciziuara dhe dokumentuara.

U liruan e kriminelë tjerë të regjimit të kaluar, u liruan edhe ata që desh e mbytën liderin e Aleancës Ziadin Sela, i cili shpëtoi për një qime floku.

Zaev i përliu duart me gjakë, theu të gjitha parimet dhe standardet e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe demokratik. Të githa këto me arsyetimin për anëtarësim në NATO dhe BE. Jo Zaev, në rrugën euroatlantike nuk shkohet me kriminel.
Në të gjitha këto procese të rënda, paritë shqiptare në gjumë të thellë dhe heshtje totale. Vazhduan sërish me arsyetimin se po viktimizohemi si popull për hirë të integrimit në NATO e BE.

Edhe në planin e jashtëm, Zaevi zbuloi fytyën e tij të vërtetë duke lidhur marrëveshje me të gjitha shtetet serbo sllave, ndërsa ju zemra ju thye për Ushtrinë e Kosovës. Foli keq për ushtrinë të cilët shqiptarët e kishin pritur shekuj me radhë, duke përjetuar krime të rënda pikërisht nga serbo sllavët.

Zaevi foli pa pasur turp, edhe pse 50 mijë ia kishin dhënë verdiktin për ta qeverisur vendin.

Zaev vazhdon të flasë për parime dhe vlera evropiane, vazhdon ti përmend reformat për anëtarësim në strukturat euro-atlantike, por realiteti në terren dëshmon të kundërtën: Jemi larg mirëqenies evropiane…


Loading...
loading...