Numri i përgjithshëm i të infektuarve është 257 persona

Gjatë 24 orëve të fundit, siç informoi Filipçe, ka 16 raste të reja të diagnostikuar, me çfarë numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve  arrin në 257 persona. Me rastet e reja deri më sot nga Kovid-10 kanë vdekur gjashtë persona.

Në Klinikën Infektive, shtoi ai janë pranuar tre pacientë, nga Shkupi dhe nga Kumanova dhe për momentin atje ka gjithsej 49 persona të hospitalizuar, prej të cilëve shtatë janë me pasqyrë të rëndë klinike, gjegjësisht kanë pneumoni, ndërsa pacientët  e tjerë janë në gjendje stabile. Për momentin nuk ka pacientë në makina respiratore. 

Filipçe: Shtatë pacientë mund të lëshohen për mjekim shtëpijak në ditët në vijim

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce informoi se dy pacientë në Klinikën e Sëmundjeve Infektive tashmë kishin një test të dytë negativ, ndërsa pesë të tjerë kishin një test të parë negativ, por edhe një i dyt negativ do të bëhet mbi ta.

Kështu, siç tha Filipce, brenda 2-3 ditëve të ardhshme potencialisht shtatë pacientë mund të lirohen për mjekim shtëpijak.

Filipçe: Vdekja e pacientit 31-vjeçar tregon se virusi nuk kursen askënd

Venko Filipçe sot u bëri thirrje përsëri të gjithë qytetarëve që të respektojnë rekomandimet dhe të veprojnë me përgjegjësi dhe maksimalisht të vëmendshëm ndaj virusit, pasi pret që numri i të infektuarve, dhe për fat të keq, vdekjet të rriten në vendin tonë, si dhe kudo tjetër në botë.

“Të dashur qytetarë, virusi po fiton popullaritet në të gjithë botën. Numri i të infektuarve po rritet në vendin tonë dhe në botë, dhe ai do të rritet, dhe për fat të keq, numri i vdekjeve do të rritet. Pacienti i ri në moshën 31 vjeçare është dëshmi se virusi nuk shpëton askënd. Është qartë një kërcënim serioz dhe duhet ta marrim seriozisht dhe me përgjegjësi. Unë bëj thirrje që të mos frikësoheni, të veproni me kujdes dhe përgjegjësi, suksesi i kësaj beteje varet nga të gjithë ne”, tha Filipçe.StrugaLajm

Filipçe: Para nesh është periudha më e rëndë, numri i të vdekurve dhe të infektuarve do të rritet

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp ka dërguar disa porosi tek qytetarët se duhet të jemi të vetëdijshëm se numri i personave të infektuar dhe të vdekur nga koronavirusi do të rritet dhe duhet të respektohen masat.

“Pandemia në botë nuk po ndalon, në vazhdimësi po rritet. Edhe në Maqedoni numri vazhdimisht rritet. Është mirë që numri i rasteve rritet në mënyrë linear, gjegjësisht çdo ditë kemi numër të njëjtë të rasteve, me të cilat sistemi shëndetësor mund të përballet. Po hyjmë në muajin e dytë nga beteja e cila tërësisht na i ndryshoi jetën. Para nesh është periudha më e rëndë, në të cilën numri i të sëmurëve do të rritet. Do të rritet edhe numri i të vdekurve, për këtë duhet të jemi të vetëdijshëm. Sot kemi një pacient të ri të vdekur, që donë të thotë virusi është kërcënim serioz. Ne duhet të sillemi me përgjegjësi, për këtë shkak duhet të sillemi me përgjegjësi dhe përgjegjshëm, ngase suksesi varet nga të gjithë ne”, tha ministri Filipçe. 

Filipçe: 16 raste të reja dhe dy viktima nga coronavirusi

Në Maqedoninë e Veirut numrit të të prekurve me virusin Covid-19 i janë shtuar edhe 16 persona tjerë ndersa numri i përgjithshëm ka arritur në 257, konfirmon ministri i Shëndetsisë Venko Filipce. 

“Njëri ishte 91 vjeçar që u hospitalizuar para tetë ditëve dhe sot në mëngjes një pacient 31 vjeçar i cili kishte gjendje të rëndë shëndetësore”, tha Filipçe,

In : Aktuale

Loading...
loading...