Nuredin Dumani, jeta e killerit me pagesë

“Unë jetoja në Durrës, me babain, mamanë, dhe vëllezërit. Të gjithë në një banesë. Asnjëherë nuk kam qenë i punësuar, por i vetëpunësuar në tregun e fruta perimeve. Më pas pësova një aksident, u operova dhe e kisha të pamundur të punoja. Dhe hapa një dyqan për tregëtimin e këpucëve të pëdorura”.

Kështu prezantohet përpara prokurorëve Nuredin Dumani, njeri që ka vendosur të flasë dhe që gjatë katër viteve të fundit ishte ‘most wanted” i drejtësisë derisa krimi ku ai mbeti i plagosur i çoi policët në apartamentin ku ai fshihej i plagosur. Me vetëm tetë klasë arsimim, të lëna në mes që në fshatin e lindjes, Selishtë të Dibrës, Nuredin Dumani u end për vite me radhë në qytetin e Durrësit mes varfërisë që tentoi t’i shpëtojë duke kryer vjedhje të vogla.

Durrësi që duhet të ishte streha e re e prindërve Dumani që zbritën në bregdet për të nisur një jetë të re, rezultoi po ashtu pikënisja drejt krimit. Aso kohe, Nuredin Dumani ishte 13 vjeç, një adoleshent dhe anëtar i një familjeje me gjashtë anëtarë, të cilës të tre djemtë iu bënë problematikë me ligjin.StrugaLajm

Njëri prej tyre Fitim Dumani u implikua në çështje të shfytëzimit të femrave në qytetin bregdetar, dhe diçka të tillë e pasoi edhe Nuredin Dumani, një i ri që nga viti 2000 kur preku Durrësin dhe për një dekadë ishte në tranzicion dhe me një profil të panjohur deri ditën kur nisi karrierën kriminale duke provuar si hajdut e duke përfunduar si vrasës me pagesë. Edhe emri i vëllait të tretë, Dashnor Dumani gjendet në kartelat e policisë dhe aktualisht po vuan burgosjen për vjedhje në shtetin gjerman.StrugaLajm

Artikullin e plotë mund ta lexoni në Revistën Newsbomb, të cilën e gjeni në çdo pikë shitje në gjithë vendin…

In : Aktuale

Loading...
loading...