Nusret Ziba:Ndryshimi si domosdoshmëri jetike!

Ndryshimi si domosdoshmëri jetike!

Skena politike ne RMV gjithnjë e më shumë po e merr atë formësimin e dëshiruar dhe të kërkuar tashmë nga votuesi shqiptar këtu te ne.Kërkesa e vazhdueshme e votuesit tonë ka qenë për bashkim të miëfilltë qe pastaj të arrihet deri te ai ndryshimi i shumëpritur në skenën politike te RMV.
Sundimi 22 vjecar i një strukture politike në mënyrën më të vrazhdë dhe abuzimi me pushtetin për interesa individuale e grupore është një fenomen i tejzgjatur vetëm në skenën politike të shqipëtarëve ne RMV.
Ndryshimi ka ndodhur te kampi maqedonas në vazhdimësi por asesi të ndidh te pjesa e politikës shqiptare.
Arsyeja që nuk ka ndodhur ky ndryshim ka qenë i faktorëve të shumtë;manipulimi me proceset zgjedhore,vjedhje e votave,futja e përcarjes te opozita shqiptare(përça e sundo) përmes emisarëve te paguar të pushtetit,punësimet fiktive te shqiptarëve nëpër institucione që më pas ti përdorin si makineri votuese,shantazhimet dhe kërcënimet nga më të ndryshmet,varfërimi i skajshëm i popullates që ajo të jetë më e dëgjueshme dhe më e kontrollueshme.
Megjithatë faktori kryesor i kësaj stërgjatjeje 22 vjecare të sundimit absolut te BDI-së ka qenë mosbashkimi i opozitës shqiptare.
Po ky bashkim tash më ka ndodhur dhe ndryshimi është shumë pranë
Ndryshimi është jetik për shqiptarët dhe të tjerët që jetojnë këtu,ai është nevojë e patjetërsueshme për ta kthyer atë shpresë të humbur,për ta kthyer dinjitetin dhe krenarinë te popullata sidomos te të rinjtë të cilët cdo ditë e më tepër po i braktisin vatrat e tyre stërgjyshore.
Zaten ,ndryshimet ndodhin gjithandej në demokracitë e konsoliduara ,si në SHBA,shtetet e Evropës Demokratike por edhe te të gjithë vendet tona fqinje.Ndyshimet nuk ndodhin vetëm në vendet me demokraci të munguar.
Andaj le të bëhemi të gjithë pjesë e këtij ndyshimi të madh,jetik dhe të domosdoshëm dhe më 8 Maj të hapim dritaren e shpresës,të dinjitetit dhe të krenarisë edhe për shqiptarët ne RMV…StrugaLajm

Nusret ZibaStrugaLajm

Kryetari i degës – Lëvizja BESA Strugë


Loading...
loading...