Nxënësit e klasës së pestë nga Prishtina: Mësuesja 64 vjeçare po na vjedh para


Nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Emin Duraku”, në Prishtinë, po pretendojnë se mësuesja e tyre, 64-vjeçarja F.H., është duke iu marrë para. Për këtë ata janë drejtuar te prindërit, të cilët e kanë paraqitur rastin para drejtorit të shkollës. Ky i fundit po thotë se nuk mund të ndërmarrë masa pa pasur prova, ndërsa ka kërkuar nga prindërit që të ankohen në formë të shkruar e me fakte, shkruan Express.


Ka dy javë që në zyrën e Drejtorit të Shkollës fillore “Emin Duraku”, në Prishtinë, po drejtohen familjarë të nxënësve të klasës së pestë, e këta po ankohen ndaj një personi. Bëhet fjalë për mësuesen F.H., e cila, sipas pretendimeve të prindërve e nxënësve, ka disa herë që po iu merr para, kinse për nevoja të shkollës. Së fundmi ata po thonë se ajo ia ka marrë edhe 10 euro një nxënëses nga çanta e saj, derisa të njëjtën e kishte dërguar për t’i sjellë ujë.

Për këto raste, i mirë informuar është drejtori i kësaj shkolle, Agron Maxhuani, por edhe mësuesja të cilës i kanë mbetur vetëm edhe dy muaj për të dalë në pension. Në një rrëfim për Gazetën Express, M.B., babai i njërit nga fëmijët të klasës së mësueses F.H., ka deklaruar se krejt kjo situatë është shqetësuese për ta, ndërkaq po deklarohet edhe se së shpejti po planifikojnë të mblidhen edhe të gjithë prindërit e nxënësve të kësaj klase, për t’u ankuar në drejtori, pasi që ankesat individuale thonë se nuk iu morën parasysh.

M.B., ka deklaruar se dy herët e para kur fëmijët ishin ankuar se mësuesja iu kishte marrë para nuk kishte shkuar në drejtori, deri kur e njëjta, sipas pretendimeve të tij, ia kishte marrë njërit prej fëmijëve 10 euro, e për këtë thotë se kishte dëshmitarë edhe nxënësit tjerë.StrugaLajm

“Mësuesja po u merr nxënësve para në emër të bamirësisë, për mirëmbajtjen e klasës e së fundmi edhe u ka marrë para nëpër çanta të klasës dhe drejtori është informuar po nuk ka marrë asnjë masë ndaj saj”, deklaroi prindi, duke shtuar se po ritin fëmijët në kushte të rënda dhe duan të dinë pse po u kërkohen para fëmijëve. Përveç M.B., edhe një prind tjetër ka trokitur në drejtorinë e shkollës me të njëjtën ankesë.

Të dy këta kanë marrë përgjigjen e njëjtë nga kreu i shkollës: Ankesa që të procedohet më tutje duhet të bëhet me shkrim dhe të bazohet në prova, përndryshe nuk mund të merret për bazë. Megjithatë për temën është njoftuar mësuesja. Nga ajo ditë, prindërit e nxënësve po thonë se ajo edhe ka ndryshuar qëndrim krahas tyre, e po ju flet me ton të lartë. “Prej të hënës mësuesja veç po bërtet keni me pa a kam me dal unë fitimtare a jo”, thuhet t’u ketë thënë ajo nxënësve të saj. Rasti i parë, sipas rrëfimeve kishte ndodhur kur e njëjta kishte kërkuar para për të lyer klasën, ndërkaq, i dyti kur e njëjta kishte kërkuar që të dërgonin para për t’i ndihmuar njërës nga nxënëset e klasës e cila ishte e sëmurë. Rasti i fundit, sipas tyre ka ndodhur kur njërës nga nxënësve i kishin humbur 10 euro, e për këtë fëmijët kishin rrëfyer se i kishte marrë mësuesja nga çanta e nxënëses. Familja e vajzës së sëmurë që ende nuk ka vijuar mësimin kanë mohuar se kanë marrë ndonjë cent nga F.H., ndërkaq paratë ende nuk u janë kthyer nxënësve./Express

In : Aktuale

Loading...
loading...