Nxënësit strugan dallohen në garat ndërkombëtare në Rumani


Në olimpiadën ndërkombëtare të gjuhës angleze që u mbajt në Bukuresht prej 10-17.09.2023, mori pjesë edhe një grup nxënësish nga shkolla jonë, të zgjedhur nga mentorët: Mirlinda Sheh, Vlera Nushi, Lidija Poposka dhe nxënësit e vitit të IV dhe të III: Mert Sheh, Bojan Budoski, Alejna Jusufi dhe Edona Islami. Jemi krenar që ne ishim perfaqësues të shtetit dhe shkollës sonë në mesin e tetë shteteve, të ndarë në 25 grupe dhe kategori. Gjithashtu projekti i
përbashkët i nxënësve tonë ishte një ndër më të mirët, për të cilin të gjithë anëtarët e grupit dhe mentorët u shpërblyen me çertifikatë ndërkombëtare dhe ishin të ranguar në vendin e katërt. Përveç kësaj kjo olimpiadë ishte një mundësi e shkëlqyer për nxënësit dhe mentorët e shkollës sonë për të njohur kulturën, historinë, traditat e Rumanisë,.,mbi të gjitha mikëpritja si dhe zbulimi i kryeqytetit të Rumanisë Bukureshti.
Mentorët dhe nxënësit gjithashtu patën mundësinë të shoqërohen me pjesëmarrësit nga shtetet e ndryshme dhe të këmbejnë përvojë dhe dituri nga fusha e gjuhës angleze, si dhe të paraqesin kulturën e shtetit që përfaqësonin.

StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...