Nxënësja Adena Ziba nga Livadhia sjell në Strugë medaljen e bronzit nga Olimpiada Mbarëkombëtare e Matematikës

Nxënësja Adena Ziba nga Shkolla Aki Dika sjell në Strugë medaljen e bronzit nga Olimpiada Mbarëkombëtare e Matematikës

STRUGË 23/06/2024

Adena Ziba, nxënëse e klasës së tetë nga shkolla Aki Dika në fshatin Livadhi, që funksionon në kuadër të shkollës Nuri Mazari të Dollogozhdës, ka sjellë një sukses të madh në Strugë duke fituar medaljen e bronzit në Olimpiadën Mbarëkombëtare të Matematikës që u zhvillua në Durrës.

Ky eveniment u zhvillua më 22 qershor 2024 dhe Adena arriti të fitojë vendin e tretë mes një konkurrence të fortë nga të gjithë nxënësit e shkollave të tjera mbarëkombëtare.StrugaLajm

Suksesi i saj është rezultat i punës së palodhur dhe angazhimit të saj në matematikë, si dhe mbështetjes dhe kujdesit të veçantë të arsimtarit të saj të matematikës, Enver Hoxha. Kontributi i tij ka qenë thelbësor në përgatitjen e Adenës për këtë garë prestigjioze, duke e ndihmuar të arrijë këtë arritje të shkëlqyer.(Strugalajm.com)

In : Aktuale

Loading...
loading...