“O funksionar të BDI-së, deri kur do kërcënoni mediat”

Unë si Drejtor i Agjencisë së Lajmeve Zhurnal Behxhet Muslia gjatë uikendit disa herë nga numra të panjohur të celularit jamë kërcënuar me jetë. Këta të fundit me thirrje anonime kanë sharë dhe fyer për arsye ende të panjohura.

Dyshimet e para nga vetë unë janë se këto thirrje vijnë pas kritikave të adresuara ndaj Ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ku Zhurnal disa herë ka shkruar artikuj për dyshime për keqpërdorime të mundshme brenda kësaj ministrie.

Mirëpo unë dhe Agjencia e Lajmeve Zhurnal edhe përkundër këcënimeve të shumta që kanë ardhur në adresë time, prap do të vazhdoj të zbardhë gjitha dyshimet për keqëpërdorim të pozitës zyrtare të çdo funksionari publik.StrugaLajm

Dua të ia bëjë më dije cdo personi që mendon se kërcënimi do të mbyll punën tonë të drejtë, dhe në interesë të qytetarëve, skaj kërcënimeve, do të vazhdoj të bëjë punën time, profesionale, dhe cdo keqpërdorim të cdo funksionari do të vazhdoj me zbardhjen e të së vertetës.

Uroj që lideri i partisë më të madhe në pushtet të ketë parasyesh, dhe këtë lajm ta merrë me shqetsim, kërcënimet ndaj pronarëve te mediave, dhe njëherë përgjithmon t’u thotë bashkëpartiakeve te tij, mjaftë më.StrugaLajm

Ndryshe muaj më parë nga ky dikaster ishte edhe me shqetësuese kur agjencia e lajmeve zhurnal, pati botuar disa shkrime mbi ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshin dhe Bashkëpartiakun e tij, kryetar i komunës së Kërçoves, atë kohë po i njejti minister Bekteshi, më bëri “kurth” dhe atë në zyren e tij në ministri i cili me ftoi për nja bashkebisedim dhe aty me sjelli 2 persona tjerë, n’kuptim dhe që nëse vazhdoj të shkruaj mbi të vërtetën, jeta ime nuk do të jetë e rahatshme.

Unë edhe njëherë dua publikisht të shpreh shqetsimin timë mbi kërcënimet dhe t’i njoftoj organet kompentente, dhe vet liderin e tyre, se me kërcënime une po as redaksia ime, nuk ia kan friken kërcënimeve, me postimin e të së vertetes.

In : Aktuale

Loading...
loading...