Obeziteti, sëmundje globale që po merë përmasa të mëdha

Obeziteti konsiderohet si një sëmundje globale e cila kohëve të fundit po merë përmasa të mëdha, vlerëson Enesa Nesimi – nutricioniste, sipas saj ne kemi ushqim të shëndetshëm por preferojmë ushqimin e shpjetë i cili i bën dëm shëndetit tonë.

ENESA NESIMI – NUTRICIONISTE

“Në shumcën e rasteve obeziteti është trashëgues, por ka edhe nga ata që me kalimin e kohës me mënyrën e kequshqyerjes çon deri tek obeziteti. Ne jo se nuk kemi ushqim të shëndetshëm por ne nuk e zgjedhim ushqimin e shëndetshëm dhe në vend të tyre përzgjedhim ushqimin e shpejtë”.

Nesimi shton se në vendin tonë ka mungesë të nutricionistëve dhe e gjitha kjo shpie në atë që qytetarët nuk e njohin edhe ti term.

ENESA NESIMI – NUTRICIONISTEStrugaLajm

“Në shkollat e mesme fatkeqësisht nuk janë shumê të informuar për këtë drejtim dhe se duhet ta studiojnë. Për shkak se në vendin tonë ka mungesë të madhe dhe është shumë e nevojshme në krahasim me vendet evropiane. Andaj apeloj deri tek maturantët që këto drejtime mos anashkalohen”.

Ndryshe, obeziteti është një nga sëmundjet më të përhapura dhe kronike që kanë nevojë për trajtim dhe parandalim mjekësor. Agjencia Evropiane e Barnave e ka përcaktuar obezitetin si një gjendje klinike kronike që zakonisht kërkon terapi afatgjate lër të nxitur dhe ruajtur humbjen e peshës. 

In : Aktuale

Loading...
loading...