Ohër – Strugë, Agjencitë turistike kërkojnë lehtësim të masave në kufi

Agjencitë turistike kërkojnë heqjen e masave për të hyrë në vendin tonë. Ata besojnë se në prag të festave të Pashkëve, 1 Majit dhe Ramazanit, për të rritur numrin e turistëve, është e nevojshme lehtësimi i protokolleve për kërkesën e certifikatave të vaksinimit apo test negativ. Ata thonë se pandemia tashmë është zbehur dhe duhet të veprohet sikurse shumë shtete tjera që kanë hequr masat kufizuese në pikat kufitare.

“Për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit duhet sa më shpejt të shfuqizohen masat që janë ende të vlefshme për hyrjen në vend. Ende vlejnë e masat për vaksinimin e plotë, testin PCR apo testin e antigjenit, gjë që ndikon negativisht që të kemi sa më shumë të ftuar.”,- tha cicëroni Jakim Malenko.

Agjencia turistike thonë se heqja e masave do të sjellë më shumë turistë dhe kjo do të ndihmojë edhe në rimëkëmbjen e turizmit, i cili ishte sektori më i prekur nga pandemia.StrugaLajm

“Ende ka një numër të madh njerëzish që nuk janë vaksinuar, ndaj këto masa i pengojnë të udhëtojnë. Përfitimet do të jenë të dyanshme, që do të thotë se heqja do të jetë për hyrje në vend dhe do të kemi një ndikim më të madh në turizëm nga të dyja palët. Sepse qytetarët tanë që duan të udhëtojnë jashtë vendit kur të kthehen kanë nevojë për dëshmi vaksinimi apo test dhe mysafirët dhe turistët e huaj kur vijnë sërish kanë nevojë për një certifikatë, ndaj heqja e masave është prioritet që duhet bërë urgjentisht dhe të kemi sa më shumë turistë.”,- theksoi cicëroni Jakim Malenko.

Komisioni i Sëmundjeve Infektive pak ditë më parë rekomandoi heqjen e certifikatës së vaksinimit për hyrjen në vend. Propozimi duhet të miratohet nga qeveria.

In : Aktuale

Loading...
loading...