Ohri kaplohet nga breshëri dhe shiu i rrëmbyeshëm (FOTO)

Mot i lig i shoqëruar me bubullima, breshër dhe shi të rrëmbyeshëm pas orës 14:30 e përfshiu Ohrin.

Shumë rrugë u përmbytën, gjë që e vështirësoi komunikacionin, ndërsa uji ka hyrë edhe në oborre dhe shtëpi.StrugaLajm

Moti i lig, i cili zgjati rreth një orë, ishte i përcjellur me erë të fuqishme e cila theu degë dhe disa drunj të vjetër. Ekipe të Ndërmarrjes komunale publike “Komunaleci i Ohrit” janë në teren dhe punojnë në pastrimin e pasojave.
StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...