OJQ e Strugës: “Vizioni Jon”, “Eko-Struga”, “Enhalon”,“Struga – Natyra”, “DriniZi”, “Liqeni”, me deklaratë pas dekretit të qeverisë për plazhet

OJQ-të e Strugës Përshëndesin Pastrimin e Breg-Liqenit nga Ndërtimet e Joligjore

Sektori Joqeveritar nga Komuna e Strugës në një bisedë të përbashkët diskutuan gjerësisht mbi  situatën e krijuar kohën e fundit me ndërtimet pa leje, gjegjësisht uzurpimit masovik joligjor të breg liqeni ttë Ohrit, në veçanti për pjesën e breg liqenit te Strugës nga rrjedha e lumit Sateska e deri në fund të fshatit Radozhdë,ku mbretëron një haos i paparë urbanistik, ku ndërtimet pa leje mbijnë si këpurdha pas shiut, për çudi me ndihmën e organeve përkatëse që duhe t ti ndalojnë ose  ti penalizojnë .

Në bazë të ligjit organet përkatëse që duhet ti ndalojnë këto ndërtime të egra, konkretisht Komuna e Strugës disa here(në disa mandate qeverisëse edhe më pare por edhe tash) publikisht  por edhe në formë të shkruar ka kërkuar që ingerencat për menaxhimin me plazhet apo me bregliqenin në pjesën e Komunës së Strugës, ti transferojë në Ministrin ë përkatëse për Transport dhe Lidhje pasi koncesionet në fillim me një afat kohor 3+2 vite janë dhënë nga vetë Ministria e Transportit dhe Lidhjeve,si rezultat i kësaj koncesionet kanë skaduar që nga viti  2013,2016.2017 dhe koncesionerët pjesën e vendit të menaxhuar nga ato duhej ta kthenin në gjendjen fillestare d.m.th objektet e ndërtuara në pronë publike duhej ti tërheqin tërësisht nga breg liqeni në bazë të kontratës.

OJQ –të e Strugës në koordinim të përbashkët, njëzërit përshëndesin që :

– ingerencat për menaxhimin e bregliqenit të Ohrit të kthehen në Ministrinëpër Transport dhe Lidhje në Shkup, me qëllim që ;

-bregliqeni është prone publike e të gjithë qytetarëve dhe jo private,

-ndërtimet e egra të ndërpriten menjëherë,por edhe zonat e mbrojtura nga trashëgimia kulturore të pastrohen dhe të jen në shfrytëzim të qytetarëve,

– objektet ato egzistuese menjëherë  të pastrohen dhe të kthehen në gjendjen fillestare në bazë të kontratës midis koncesionerëv edhe ministries përkatëse,

-poashtu të NDËRPRITET urbanizimi i tokës në anën e majtë të bregliqenit, në rrugën nga rrjedha e lumit Sateska deri në Radozhdë,  kërkuar nga sektori i urbanizmit pranë Komunës së Strugës të dërguar në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve në Shkup,StrugaLajm

-prishja e të gjitha objekteve të legalizuara  (të kompensohen ose të kërkohet përgjegjësi ligjore për legalizimet joligjore) nga ana e majtë e rrugës Strugë-Radozhdë  që nga rrjedha e lumit Sateska e deri në fsh Radozhdë siç ishte pastrami i bregliqenit në pjesën e Pogradecit.

-shpalljen e bregliqenit nga rrjedha e lumit Sateska deri në f.Radozhdë zone e gjelbërt për rekreacionin e qytetarëve,

-planifikimi i ndërtimit në zonën e gjelbërt të : shëtitores gjatë gjithë rrypit të bregliqenit, si dhe ndërtimit të shangjeve verore,fusha sportive-rekreative, kënde lojrash për fëmijë,

Bartëse të kërkesës janë OJQ- të si në vijim ; OJQ “Vizioni Jon”,OJQ “Eko-Struga”,OJQ “Enhalon”,OJQ “Struga – Natyra”,OJQ “DriniZi”,OJQ “Liqeni”.

Foto nga ; pjesa e bregliqenit në Pogradec/Shqipëri

    Poshtë ; ndërtimet e egra në bregliqenin e Strugës

In : Aktuale

Loading...
loading...