Shkup, 8 qershor – Operacioni i shpëtimit afër qendrës tregtare “Mavrovka” përfundoi me sukses. I riu që u përpoq të bënte vetëvrasje duke u hedhur nga tarraca e ndërtesës u shpëtua, shkruan gazeta KOHA.
Policia arriti ta bindë atë dhe të rikthehet në banesë. Policia negocioi me të për disa orë, ndërsa një dyshek shpëtimi ishte vendosur afër ndërtesës.
Përveç policisë, në terren ishin ekipet e Njësisë së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit dhe Ambulanca. (koha.mk)