AktualeOpinion

OPINIONET E MIA RRETH POZITES SE TASHME TE MAQEDONISE

-Pjesa e pare –
Me sa jam duke i percjell rrjedhat ne Maqedoni ,sidomos per zhvillimet e fundit ne parlament ,kjo pozite absurde e Maqedonise ,artificialisht e krijuar nga banda e VMRO-s ,i ka mundesuar te gjitha rreziqet qe Maqedonia mund edhe te fudnoset .Kjo eshte per keqardhje .Baza e gjithe kesaj te keqeje e Maqedonise,aty ku “thehet arra” eshte funkcionimi i Prokurorise Speciale me ne krye Katica Janeven ,te cilin funkcion me cdo kusht Gruevski mundohet t a shkaterron .
Gadi te gjitha pergjimet kane te bejne me krimet e shumta te Gruevskit gjate tere periudhes se qeverisjes se tij shumevjecare .Prandaj , Gruevski me banden e tij jane ne gjendje qe mbledhjet ne parlament te vazhdojne ne pafundesi deri ne mbarimin e mandatit kater vjecar me qellim qe te shpeton nga pergjegjesit penale per cka vec dihet me .Ketij debati te pafund i kontribuon edhe BDI-ja e cila kurr nuk ka reaguar dhe nuk eshte kundervuar gjer me tani ne debatet absurde te VMRO-s ,duke e lene vetem LSDM-ja t i kundervihet ,edhese reagimet e VMRO-s kane te bejne me deklaraten e partive shqiptare ne dem te shqiptareve .Jo vetem mosnderhyrja , por edhe fakti qe nuk iu kundervua qe ne fillim VMRO-s qe mbledhjen konstituive t a udheheq deputeti me i vjeter qe eshte nga rradhet e kesaj partie , duke e toleruar qe edhe metutje kunder rregullores te mbetet ish kryetari Velanovki tregon qart se kjo pati nuk mund te shkeputet lehte nga Gruevski .Prandaj , naten punon per Gruevskin dhe diten per Zaevin sa per te bere fasade farse .
Shume analiste ne debate dhe intervista te ndrysheme mediatike japin ekspertizat e tyre ,se kjo gjendje amullie ne parlament mund te zgjat edhe tere mandatin katervjecar .Cka eshte e neveritshme , keta analist , nga frika e partive ne pushtet ,anojne ne favor te tyre apo eventualisht nese kjo “arsye” nuk egziston ,atehere vie ne shprehje pasiguria dhe mosguximi profesional i tyre qe te leshohen edhe ne pasojat tragjike te Maqedonise .
Mosudhezimi ne pasojat tragjike i jep guxim VMRO-s dhe Ivanovit te kurajohen ne vendosjen e tyre per te vazhduar debati pafundesisht dhe Ivanovi te mos e emron mandatarin e qeverise .Avokat Zaim Istrefi –vazhdon-

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

 
Back to top button