Ora policore deri në 21, restorantet e hapura deri 20:30, po bie numri i infektimeve në RMV

Ulja e numrit të të infektuarve ka bërë që Qeveria maqedonase, të martën të miratojë vendimin për lehtësimin e masave kufizuese. Nga dita e sotme (e mërkurë), do të nisin punën bizneset e gastronomisë (restorantet, kafeteritë) në tarracat apo hapësirat e tyre të jashtme, ndërsa ora policore është shkurtuar për një orë.

Ora policore do të nis nga ora 21:00. Ora policore nuk do të vlejë për festat e Ramazanit dhe Pashkëve, gjegjësisht më 1 – 2 maj si dhe më 13 – 14 maj.
Nuk ka ndalesë për organizimin, mbajtjen dhe praninë në seminare, trajnime, punëtori, kurse, konferenca dhe aktiviteteve të llojit të njejtë.

“Gjatë Pashkëve dhe për festën e Bajramit të mos ketë aspak orë policore. Qytetarët do të mund lirshëm të lëvizin, por gjatë atyre ditëve kafenetë do të punojnë vetëm deri ora 20.30 e mbrëmjes”, theksoi ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.

Me heqjen e orës policore, besimtarët mysliman do të mund të falin edhe namazin e Bajramit në xhami. “Festat fetare që po vijojnë duhet të jenë në frymën e respektimit të masave dhe i lus të gjithë qytetarët që të respektojnë masat, të mbajnë distancën, të mos grumbullohen”, theksoi zëvendësministri i shëndetësisë, Ilir Hasani.StrugaLajm

Këto masa do të vlejnë deri më 15 maj, ku më pas pritet vendimi i ri për heqjen e plotë ose vazhdimin e masave të tilla kufizuese. Lehtësimi i masave restriktive vjen, për shkak të vazhdimit të trendit të rënies së rasteve të reja pozitive me Covid-19 dhe të pacientëve të shtrirë në spitale. Propozimet do të hyjnë në fuqi, pasi të sjellë vendim edhe Qeveria.

In : Aktuale

Loading...
loading...