Orët mësimore për filloristët të zgjasin 55 minuta

Ministria e Arsimit dhe Shkencës parasheh që për nxënësit e klasave të para deri të pestat, një orë mësimore të zgjasë 55 minuta, ku përfshihet edhe pushim prej 15 minutave pas çdo ore mësimore.

Nga MASH thonë se është mësuesi ai që do të vendosë se kur do ta jep pushimin dhe si do ta realizojë, ndërsa rekomandojnë që njëri nga pushimet të jetë i dedikuar për aktivitete të lira jashtë shkollës.

Sipas planeve mësimore dhe programit të MASH, nxënësit e klasës së parë, dytë dhe tretë nuk do të kenë më shumë se katër orë në ditë, me çka do të zvogëlohet edhe koha që nxënësit do ta kalojnë në mësim, ndërsa do të rritet koha për pushim dhe kohë të lirë.StrugaLajm

Gjithashtu me propozim të MASH, do të ulet edhe numri i testeve për nxënësit, që sipas tyre, do të krijojë sistem efikas të ndjekjes së mësimit dhe vlerësimit të nxënësve.

In : Aktuale

Loading...
loading...