ORGANIZOHET TURNEU RAJONAL VELESHTA 2024


Kryesia e K.F. Veleshta United bashkë me anëtarë të rrethines së Struges organizojnë turnir në futboll të vogel si asnjëherë më parë me ekipe pjesëmarrëse nga i gjithë rajoni.

Kohëzgjatja e turneut do të jetë 3-5 ditë sipas numrit të ekipeve, pjesëmarrja kushton 7500 denarë për çdo ekip, numri i lojtarëve maksimumi 9, lojat do të luhen me konceptin 5+1.

Paraqitja e ekipeve deri më datë 7 Prill .
Turneu fillon më datë 11.04.2024 në sallën sportive në Veleshtë.

Kryesia e Turneut përveç kryesisë së klubit do të përmbajë nga një anëtar të secilit fshat të rajonit të Strugës: Zaim Dauti – Dollogozhdë, Kushtrim Musa – Dobovjan, Artim Pollozhani – Bixhovë, Blerton Raveni – Strugë, Astrit Asani – Koroshishtë, Ardit Shaqiri – Livadhi, Ardit Hajredini – Ladorisht, Axhi Shehu – Veleshtë, Mendi Vrenezi – Veleshtë, Mome Shainoski – Llabunishtë.StrugaLajm

Ju mirëpresim!!!

In : Aktuale

Loading...
loading...