Osman Murtezai, kryetari i ri i BL- Livadhi pranoi sot detyrën

Kryetari i Bashkësisë Lokale në Livadhi pranoi sot Detyrën
Kryetari i sapozgjedhur i Bashkësisë Lokale në Livadhi z- Osman Murtezai, sot në hapësirat e Njësisë për Bashkëpunim me Bashkësitë Lokale Mbrojtje dhe Shpëtim e pranoi Vendimin dhe vulat pas zgjedhjes me votë unanime nga banorët e Livadhisë.
Dr.Osman Murtezai është personalitet i njohur në Strugë e rrethinë si person dhe mjek specialist mjaft i suksesshëm,ndërsa detyrën e kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Lokale në Livadhi e pranoi pas insistimit të Mërgatës së fshatit (gurbetqarëve) e cila së bashku me banorët vendas, te dr.Osman Murtezai e ka besimin e plotë. Përndryshe dr.Osman Murtezai ka përkrahje edhe nga struktura e pushtetit vendor të cilët do të jenë bashkëpunues në punët me të cilat do të ballafaqohet në punët e përditshme.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...