OSMANI: MIQ NGA E GJITHË BOTA ME BUJARI PO NA NDIHMOJNË TË BALLAFAQOHEMI ME COVID- 19

Zëvendës kryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në konferencën e sotme për shtyp bëri një prerje të shpërndarjes së deritanishme të ndihmës së huaj të dedikuar për vendin tonë për ballafaqim më të me lehtë me COVID-19.
“Me kënaqësi të veçantë dua t’ju informoj se nga ana e Norvegjisë është konfirmuar arritja e 20 respiratorëve të premtuar më 15 maj, që është një lajm i shkëlqyeshëm, sepse krizën më së shumti e vështirësoi sigurimi i këtyre pajisjeve, të cilat në mënyrë të konsiderueshme kontribuojnë në krijimin e kapacitetit të plotë të sistemit shëndetësor në ballafaqimin me COVID-19, 10 pajisje respiratore përmes UNDP-së veç më kanë arritur, ndërkaq përmes linjës së njëjtë priten edhe dhjetë makina të këtilla deri ka mesi i këtij muaji dhe edhe 30 të tjera deri në fund të këtij muaji. Nëse kësaj i shtohen edhe 20 respirator të cilët priten nga BE-ja, numri i gjithsejtë i respitarorëve plotësues arrin 90. E gjithë kjo do të kontribuojë në përforcimin e potencialit dhe kapacitetit të sistemit shëndetësor dhe jo vetëm për sfidën e tanishme të COVID-19, por edhe më tutje për nevojat e përgjithshme”, shtoi Osmani.StrugaLajm

Osmani shprehi mirënjohje deri tek të gjithë donatorët për ndihmën dhe mbështetje e tyre në këtë kohë veçanërisht të vështirë për të gjithë.StrugaLajm

Osmani mes tjerash përmendi ndihmën e SHBA-së në shumë prej 1.1 milion dollarë, ndihmën e Norvegjisë në shumë prej 700 mijë euro, ndihmën e Çekisë prej 1 milion maskash, ndihmën e Sllovenisë në shumën prej 110 mijë euro, ndihmën e Gjermanisë në shumën prej 40 mijë euro, ndihmën e Hungarisë prej 100 mijë maskave mbrojtëse dhe 5 mijë rrobave mbrojtëse, ndihmën e Kinës e cila siguroi mbi 5 mijë teste COVID-19, të cilat arritën së bashku me një numër të madh të pajisjeve mbrojtëse – prej më shumë se 10 mijë rroba mbrojtëse, 10 mijë palë dorëza, 10 mijë syza, mbi 20 mijë maska, ndihmën e Turqisë e cila dhuroi mbi 50 mijë maska mbrojtëse, 1 mijë rroba mbrojtëse, por edhe 1 mijë teste; si dhe ndihmën e cila arriti nga agjencitë e Kombeve të Bashkuara, siç janë UNICEF, UNDP, UNOPS, të cilat jo vetëm që siguruan mbështetje përmes donacioneve, por janë vendosur tërësisht në dispozicion të donatorëve më të mëdhenj, për implementim të donacioneve të tyre.

In : Aktuale

Loading...
loading...