Pa diasporën s’ka…!

Nga Naser Pajaziti

Pa diasporën s’kanë jetë dhe zhvillim vendet tona

3 deri në 4 miliardë euro hyjnë çdo vit, duke mbajtë gjallë ekonomitë e vendeve tona si dhe familjet e tyre,

#Shqipëria – Çdo vit hyjnë 1,1 miliardë dollarë nga diaspora (burimi Banka e Shqipërisë)

Me fillimin e pandemisë së COVID-19, për 6-mujorin2020, prurjet e emigrantëve ishin 273 milionë euro, me një rënie prej 18.5% me bazë vjetore.StrugaLajm

#Kosovë – nga 800 milionë euro deri mbi 1 miliardë hyjnë çdo vit

Gjatë 6 muajve të parë të 2020 në kushte pandemie nga diaspora në Kosovë kanë hyrë afër 500 milionë euro

(Sipas Bankës Qëndrore të Kosovës, përmes bankave komerciale, agjensive për transferim të parave dhe dërgesave të tjera në Kosovë shuma e remitencave nga diaspora janë nga 800 milionë euro deri në mbi 1 miliardë euro)StrugaLajm

#Maqedoni – Nga 500 milionë deri në 1 miliardë çdo vit

(Sipas Bankës Popullore të Maqedonisë, në baza vjetore rreth 460-500 milionë euro hyjnë zyrtarisht, përmes atyre kanaleve bankare apo transfereve të parave. Megjithatë, jozyrtarisht, numrat arrijnë edhe deri në një miliardë)

#Preshevë-#Medvegjë-#Bujanoc – s’ka shifra zyrtare, por janë qindra miliona euro, dhe janë burimi kryesor që mbanë gjallë çdo familje. Në këto vendbanime thuajse çdo shtëpi dhe familje ka familjarë në diasporë;

Këto vende varen nga dërgesat e diasporës. Çdo rënie e tyre ka ndikuar në rritjen e varfërisë. Paramendoni që pa ta si do të jetë dhe nëse ata ndalin dërgesat e tyre apo nëse nuk vijnë në vendlindje.

*postim në facebook

In : Aktuale

Loading...
loading...