Pa njohjen e të drejtave të shqiptarëve, ky vend nuk do të mbijetoj!

Shkruan: Adnan Azizi, deputet i VLEN-it

22 vite në Qeveri, Ali Ahmeti dhe BDI na paska mashtruar se gjuha shqipe është zyrtare! Tash nga opozita po sillen si qyqarë dhe deklarojnë se nuk na qenka zyrtare e duheshka ta bëjë VLEN-i!

Kur jemi tek kjo temë, ju garantoj se ne jemi angazhuar dhe punojmë fuqishëm që të zgjidhet dilema për gjuhën shqipe dhe përdorimi i saj të jetë i qartë, e jo siç e la peshqesh BDI dhe partnerët e saj që gjuha shqipe të quhet gjuhë e 20%. Gjuha shqipe duhet të jetë zyrtare si gjuhë shqipe, pasi shqiptarët në RMV janë popull shtetformues me mbi 30% popullsi. Njejtë siç përdoret gjuha serbe në Kosovë edhe pse popullsia serbe është vetëm 3 ose 4%.

Por, ra ky rast dhe nxjerr në shesh prostitucionin politik të BDI-së, e cila për 22 vite pushtet qëndror e lokal, duke marr parasysh që gjashtë vitet e fundit kishte edhe pushtet absolut, nuk merrej me zgjidhjen e këtyre çështjeve kombëtare. Të gjithë e dinë se sukseset e BDI-së në dy dekada pushtet janë investimet qindra miliona euro në kazino e llotari, krimin, korrupsion, në blerjen e “Soravisë”, ngritjen e “Eurovisë” si dhe përpjekjen për implementimin e koncepteve të tjera anti-shqiptare si “shoqëri e hapur për të gjithë” i cili kishte për qëllim shkatërrimin e familjes dhe imponimin e antivlerave shoqërore si dhe “Ballkanin e Hapur” – Projekt i Serbisë dhe Vuçiqit për futjen nën kthetra të RMV-së, Kosovës, Shqipërisë dhe Malin e Zi!StrugaLajm

BDI është mir të heshtë e të mos flasë për çështjet shqiptare të cilat jo që nuk i implementoi por u përpoq ti shkatërroi.

Ndërsa Qeveria aktuale dhe ata që do të vijnë e shkojnë, duhet ta kenë të qartë se patjetër duhet tu përgjigjen të drejtave themelore të gjithë qytetarëve në vend. Nuk mund të mos e përfillin të drejtën e një populli që është mbi 30%, popull nga i cili varet ekskluzivisht edhe siguria, sovraniteti dhe ardhmëria e këtij vendi.

Neglizhenca ndaj këtyre çështjeve, do të çojë në reciklimin e së kaluarës, e cila në një moment, mund të shpërthejë si një fuçi baroti!

In : Aktuale

Loading...
loading...